Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, ka reaguar menjëherë pas vendimit të UEFA-s për të shtyrë “Euro 2020” për vitin e ardhshëm.
Kontrata e Hareide skadon në fund të muajit korrik të këtij viti, ndërsa ideja ishte që ai të udhëhiqte kombëtaren e Danimarkës në këtë europian dhe të largohej.
Por, ky plan është prishur nga zhvillimet e fundit dhe duket se Hareide, nuk do të drejtojë Danimarkën në Europianin e ardhshëm të futbollit.
“Nuk kam pasur asnjë bisedime me Federatën Daneze të Futbollit nëse do të vazhdojë apo jo. Federata thjesht më ka informuar vendimin e UEFA-s për të shtyrë Europianin. Kontrata ime skadon me 31 korrik 2020, kështu që do të largohem ashtu siç është planifikuar”, – tha Hareide.