Angellovski: Humbëm ndeshjen, por përfituam dy talentë

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski edhe përkundër disfatës nga Spanja, shprehu kënaqësi për atë që futbollistët e tij treguan në fushën e blertë, sidomos gjatë pjesës së dytë.

Sipas tij më e rëndësishme për të dhe Maqedoninë, është fakti se pas kësaj ndeshje përfaqësuesja “verdhekuq” përfitoi dy futbollistë shumë të talentuar, Kristijan Toshevskin, i cili luajti titullar dhe Elif Elmaz, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë.

“Nuk jam aspak i kënaqur nga pjesa e patë, pasi nuk arritëm që të tregojmë atë që dimë. Në pjesën e dytë ishte më ndryshe, luanim sipas ritmit tonë, shënuam gol, ndërsa përmes Nestorovskit mund të barazonim rezultatin. Nuk mund të jesh i lumtur pas një ndeshje që humb, mirëpo mua më gëzon karakteri i treguar nga ana e futbollistëve të mi ndaj një kombëtare, që pa dyshim është një ndër më të fuqishmet në Botë. Ndoshta e humbëm ndeshjen, por mund të them se përfituam dy super talentë, Elmaz dh Toshevski. Që të dy janë dy talentë të mëdhenj, të cilët me siguri se do të përfitojnë shumë eksperiencë nga kjo ndeshje. Toshevski mjaft mirë kreu punën e tij, ndërsa një 17-vjeçar si Elmaz arriti që të ringjallë lojën tonë, edhe atë kundër një rivali si Spanja” – tha Angellovski pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply