Skuadra e Valencias është futur totalisht në karantinë, pasi që më shumë se 35 % e skuadrës spanjolle janë prekur nga “Covid -19”.
Sipas mediave spanjolle, por edhe sipas komunikatës së klubit, Valencia mendon se lojtarët e tyre u prekën nga ky virus, në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”, ku zhvilluan ndeshjen ndaj Atalantës së Berat Xhimshitit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo është i çuditshëm fakti se asnjë futbollist i Atalantës nuk ka rezultuar pozitiv, edhe pse ata janë futur në karantinë.