Sipas “Moscow Times”, miliarderët kryesorë të Rusisë kanë humbur një total prej 50.6 miliard sterlinash në vitin 2020. Presidenti Vladimir Putin, thuhet se ka humbur 2.8 miliardë sterlina, ndërsa Abramoviç, presidenti i Çelzit, ka ka humbur plot 2.4 miliard sterlina. 53-vjeçari, i cili ka në pronësi “blutë” e Londrës që nga viti 2003, ka vuajtur efektet që ka pasur Koronavirusi në tregun financiar.
Por biznesmeni ruso-izraelit ka shumë gjëra të tjera për të “humbur” mendjen nga kjo situatë negative. Ai mund të vendosë të bëjë një udhëtim në det në super-jahtin e tij prej 1 miliard sterlinash, ose të kalojë kohën te disa pasuri tjera të tij. Abramoviç ka dy pishina, një nëndetëse dhe madje edhe një sistem mbrojtjeje nga raketat (askush nuk e di pse).
Gjithashtu, Abramoviç mund të zhvendoset në një nga shtëpitë e tij të shumta në mbarë globin. Ai ka disa pallate në Londër, një ishull në Karaibe, një kantier vere në Francë dhe madje edhe një resort skie, e modeluar pas filmave të Xhejms Bond. Paraja të jep gjithçka! (abcnews)