Një trajner 21 vjeçar i futbollit të të rinjve në Spanjë, ka ndërruar jetë shkaku i Covid-19, virusit vdekjeprurës që ka mbërthyer në ankth Europën.
Francisco Garcia, i lindur në Malaga dhe drejtues i ekipit të Atletico Portada Alta, u diagnostifikua me leucemi, ndërsa të premten e shkuar u dërgua me urgjencë në spital pas problemeve me frymëmarrjen.
Trajneri 21 vjeçar nuk e kishte idenë se forma e sëmundjes ishte agresive, çka u bë më shqetësuese pas infektimit me Covid-19, gjë që solli edhe viktimën më të re në Spanjë, e mbase në Europë nga Koronavirusi.
Presidenti i klubit të të rinjve shtoi se atij iu komunikua se Garcia u stabilizua, teksa brenda 1 ore ndërroi jetë.