Tjetër skenar i çuditshëm nga Italia lidhur me ndeshjet e “Serie A”

Skenarët dhe hipotezat e ndryshme në lidhje me përfundimin e këtij sezoni në “Serie A”  janë  të shumta. Presidenti i Federatës italiane të futbollit (FIGC), Gabriele Gravina ka zbuluar një tjetër opsion për “Radio Anch’io Sport”.

“Të gjithë dëshirojmë që kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit, por do të jetë e vështirë të ndodhë. Po punojmë me idenë që jeta vazhdon pas këtij cunami. Duhet të rinisim aktivitetin tonë, edhe pse po lundrojmë në një atmosferë mjegulle. 3 prilli është afër, unë jam shprehur gjithmonë për fillimin e majit për të nisur aktivitetet sportive. Nuk përjashtoj asnjë opsion, një hipotezë është ajo e mos dorëzimit të titullit kampion ose ndeshjeve play-off dhe play-out. Kampionati mund të mbyllet edhe në dy sezone të ndryshme, nuk e përjashtoj këtë opsion. Ka shumë kuriozitet dhe vëmendje, por askush nuk është në gjendje për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë nesër”, – ka thënë numri një i futbollit italian.

Leave a Reply