Kishte vetëm një mënyrë për të shpjeguar cilësitë tenike dhe fizike të Jusufa Mukoko kur ishte 12-vjeç. Ata që shikonin, thjesht mendonim se kishte gënjyer përmoshën e tij. Është një stereotip i keq, që u atribohet lojtarëve me prejardhje afrikane.
“Kur shoh Jusufin, imagjinoj që mosha e tij nuk është e vërtetë. Në realitet ai duket një ose dy vjet më i madh. Por, sigurisht, ai nuk është 17. Për të është shumë e vështirë. Nuk dua të fajësojë djalin,” – deklaroi dy vjet më parë Timo Preus, kur drejtonte U-23 të Borusia Dortmundit.
Ai shkaktoi tension te skuadra gjermane, por koordinatori i të rinjve, Lars Riken, ishte i qartë: “Ai është 12 vjeç. Ky është një fakt dhe nuk ka dyshim për të”.
Ai shpërtheu me një dygolësh kundër Shalke U-17 kur ishte vetëm 12 vjeç. Sezonin e ardhshëm shënoi 40 gola. Pastaj ai theu rekordet, duke realizuar 46 gola në sezonin që vijoi. Kishte regjistruar 6 tregolësha dhe 3 katërgolësha.
Kjo është arsyeja pse, kur ai ishte 14-vjeç, firma e njohur Nike vendosi të nënshkruante me të një marrëveshje me vlerë 10 milionë euro.
Ai mori 1 milion euro si këst të parë, u bë milioner në një kohë kur bashkëmoshatarët e tij thjesht po mësojnë bazat e algjebrës.
Një vit më parë, ai po ndiqej rregullisht nga Barcelona. “Katalunasit” e vëzhguan në gjysmëfinalen e U-17 kundër Bajer Leverkusenit.
Sa më shumë rritet, aq më shumë vëmendje kërkon Mukoko. Tani ai është 15 vjeç dhe po turbullon ujërat.
Muajin e kaluar u thirr në skuadrën U-19 të Gjermanisë, pavarësisht se ishte tre vjet më i vogël se kjo grupmoshë. Ai do të përfshihet në skuadër për ndeshjet kundër Uellsit, Austrisë dhe Serbisë, në fund të marsit.
Ligji në Gjermani parashikonte që futbollistët e rinj duhet të mbushin 16 vjeç para se të lejohen të luajnë në Bundesligë dhe nga sezoni aktual u ndryshua në 17 vjeç. Kjo do të thoshte që Mukoko nuk mund të bashkohet me ekipin e parë deri në sezonin 2021-22, duke patur parasysh se ai ka lindur në nëntor të vitit 2004-të. Mirëpo grumbullimi me 19-vjeçarët e Gjermanisë i jep atij të drejtë të luajë në Bundesligë.
Pas 35 golave në 26 paraqitje këtë sezon me U19 dhe 90 golave në 56 ndeshje konkurruese për Dortmundin U-17, ai është në vëmendjen e trajnerit Lusien Favre.
“Ne e kemi një plan për të, por nuk mund të them saktësisht kur ai do të bashkohet me ne. Ndoshta në mars, por ne ende duhet të presim për disa gjëra.” – ka thënë Favre.
Njëra prej këtyre “gjërave” tani është, natyrisht, pandemia e Koronavirusit, që ka shkaktuar kaos në të gjithë globin.
🇩🇪 Lusien Favre dëshiron që 15-vjeçari Youssoufa Moukoko ti bashkohet ekipit të parë të Borusia Dortmund:⚽ 50 gola në 28 ndeshje për ekipin U17 ⚽ 31 gola në 18 ndeshje për ekipin U19 🤯 vetëm 15 vjeç!
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 27 февруари 2020 г.