Kosova edhe përkundër dëshirës së madhe për tu paraqitur sa më mirë në ndeshjen ndaj Turqisë, në fund pësoi një disfatë të thellë në “Loro Boriçi” me rezultatin 1:4.
Turqia gjeturi shumë shpejt golin e avantazhit, edhe atë vetëm pas minutave lojë, kur Shen me kokë kaloi në avantazh skuadrën e tij.
Për të rihapur takimin mendoi mbrojtësi Amir Rrahmani i cili me një gjuajtje të bukur me kokë e dërgoi topin në rrjetë, pas krosimit nga rivënia e këndit të Valon Berishës.
Mirëpo ky gol ishte i përkohshëm, pasi më minutën e 31, Ynder shënoi edhe golin e dytë për Turqinë, skuadër kjo e cila në pushim shkoi me epërsinë 1:2.
Me fillimin e pjesës së Jëllmaz dhe Tufan ishin autorët që vulosën fitoren për skuadrën turke, e cila pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e 3-të në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Kosova mbyll tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë në 6 takime në kuadër të grupit “I”.