Për arsye të koronavirusit dy skuadra shpallen kampion para kohe

Për shkak të koronavirusit dy skuadra basketbolli janë shpallur kampione para kohe. Në Superligën e Lituanisë në basketboll, skuadra e Zhalgiris është kampione, me 22 fitore dhe dy humbje.

Zhalgiris numëron 5 fitore më shumë sesa ndjekësit më të afërt të Rytas.

Ndryshe është ky titulli i 10-të radhazi për ekipin e Zhalgiris në elitën e basketbollit lituanez.

Një skuadër tjetër që para kohe është shpallur kampione, është ajo e Oostende në kampionatin e basketbollit elitarë të Belgjikës.

Për Oostende ishte ky titulli i 9-të rradhazi, të cilin e fitoi vetëm pas 17 xhirove, edhe atë me vetëm një pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë,  Belfius Mons.

Ndërkohë kur është në pyetje futbolli, kampionatet e ndryshme europiane akoma nuk kanë vendosur se si do të caktohet fundi, apo kush do të jenë kampionët, edhe pse gjatë ditës së sotme ishte Barcelona që kërkonte një gjë të tillë.

 

Leave a Reply