Tjetër garë e Formula 1 është në pikëpyetje dhe e njëjta me shumë gjasa do të shtyhet. Bëhet fjalë për garën e Holandës, atë të Zandvoort. Një gjë të tillë ka konfirmuar shefi i kësaj gare, Jan Lammers.
“Ne nuk kemi pranuar akoma ndonjë komunikatë zyrtare” – ka thënë Lammers për ‘Autosport’.
“Kështu, F1 dhe FIA nuk kanë thënë asgjë për ‘Dutch GP’ që është shtyrë, kështu që data 3 maj qëndron akoma – derisa pritet një mesazh” ka shtuar ai.
“Sigurisht, askush nuk do të befasohet nëse gara ricaktohet për tjetër datë” – ishin fjalët e Lammers.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i F1 dhe FIA, duke pasur parasysh se më ditë më parë u anulua starti i sezonit të ri që duheshe të mbahet në Australi.
Arsyeja ishte infektimi me “Covid-19” i pilotit të McLaren dhe shkuarja në karantinë e gjithë stafit prej 12 personave të kësaj skuadre.