Tronditet bota e boksit, Tajson Fjuri rrezikon përjashtimin përjetë

Tronditet bota e boksit. Kampioni në fuqi në WBA për pesha të rënda, Tajson Fjuri, mund të përjashtohet përgjithmonë nga boksi.

Sipas mediave angleze ai akuzohet për mashtrim dhe për ryshfet për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015-të.

Bëhet fjalë për një fermer, të cilit i janë ofruar plot 25.000 stërlina nga një pjesëtar i ekipit të Fjurit. Fermerit iu kërkua të gënjente për 31-vjeçarin, pasi ky i fundit nuk kaloi një test droge në atë vit. Edhe pse fermeri e mbajti fjalën, ai nuk u pagua kurrë nga ekipi i Tajson.

Tashmë është zbuluar dhe identiteti i fermerit në fjalë nga anti droga angleze dhe do të merret në pyetje.

Në rast se akuzat janë të vërteta, atëherë ai rrezikon të humbasë të gjithë titujt e fituar, përfshirë këtu dhe atë të fundit kundër Uillder. Nuk përjashtohet dhe mundësia për t’u përjashtuar përgjithmonë nga boksi profesionist.

 

Leave a Reply