Teksa bota ndodhet në një panik të madh nga koronavirusi dhe pandemia ndodhet në zemër të Europës, ka edhe njerëz e personalitete të ndryshme që e marrin më qetë situatën.
Një prej tyre është edhe trajneri i skuadrës kosovare të Feronikelit, Afrim Tovërlani.
Si duket virusi i shumë përfolur në gjithë Botës, nuk po i bën aspak përshtypje trajnerit prishtinas.
Tovërlani bën një llogari fare të thjeshtë, për të treguar nëse ky lloj paniku është i ekzagjeruar apo jo, duke treguar shifra të thjeshta.
“7 miliard njerëz në botë dhe nga dy muaj e gjysmë ka 150.000 të infektuar që kur u paraqit ky virusi. Më pak se 5000 të vdekura dhe shumica e tyre nga sëmundje të tjera e nga mosha e thyer. Qetësohuni e pa panik se e gjitha kjo po më duket si një lloj biznesi e testim i njerëzimit”, shkruan Tovërlani.