Sot iu dha lamtumirat e fundit tifozit të “Plisave”, Lekë Bulliqi, i cili ndërroi jetë me datë 13 mars, pasi ditë më parë ishte qëlluar me armë në qytetin e Prishtinës.
“Sot e varrosëm shokun tonë Lekën, Zoti e mëshiroftë, e u prehtë në paqe! Plisat nuk kanë me t’harru kurrë”, – thuhet në njoftimin e “Plisave”.
Dhimbje e lot për humbjen e djalit të ri, 17-vjeçar, njëherit futbollist i 2 Korrikut të Prishtinës, i cili javën e kaluar kishte përkrahur skuadrën e tij të zemrës, Prishtinën në transfertën në Gjilan ndaj Dritës.