Sonte në ndeshjen e përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Spanjës në ‘Telekom Arena”, Maqedonia do të përshëndetët me heronjtë e saj të rinj, të cilët nesër do të nisen për në Poloni, aty ku nga data 16 qershor starton Evropiani U21.
Shpresat e Maqedonisë do të zbresin në fushë para fillimit të ndeshjes, ndërsa publiku vendas do të ketë mundësinë ti përshëndet ata dhe të ju urojë suksese në eventin madhështor në Poloni.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski, shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në një event të këtillë futbollistik, ndërsa një arritje e tillë pa dyshim se meriton respekt nga ana e publikut në Maqedoni, emri i së cilës përfaqësuese do të figurojë bashkë edhe me 11 përfaqësuese tjera, të ndara në tre grupe me nga 4 skuadra.
Maqedonia ëshët në grup me Serbinë, Portugalinë dhe Spanjën, ndaj së cilës kombëtare me 17 qershor në Gdinj do të zhvillojë ndeshjen e parë të kampionatit.