Kampionati anglez edhe zyrtarisht është shtyrë! Premierliga bëri një mbledhje urgjente pak çaste më parë pas prekjes me Koronavirus te Mikel Artetës, Callum Hudson-Odoi dhe disa futbollistëve të tjerë.
Ishte parashikuar që ndeshjet e kësaj fundjave të luheshin, por pas kësaj mbledhje urgjente, është vendosur që çdo aktivitet të shtyhet, deri me datë 4 prill.
Koronavirus ka pushtuar të gjithë botën dhe ndikimi në botën e futbollit ka qenë i madh, ndërsa më së miri e vërteton edhe shtyrja e ndeshjeve të dy kompeticioneve më të rëndësishme europiane, Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa, ndërsa gjithashtu gjatë ditës edhe Federata e Futbollit francez morri vendim për të anuluar ndeshjet e Ligue 1 dhe Ligue 2.