Shtëpia e Futbollit Evropian, UEFA, ka përpiluar një listë me futbollistët më të mirë, të cilët pritet që të shkëlqejnë në Evropianin për të rinj në Poloni.
Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur, nga një nga secila kombëtare, UEFA nga Maqedonia përzgjodhi futbollistin shqiptarë, Enis Bardhi, i cili u rendit në mesin e yjeve të Bajern Munihut, Renato Sançez dhe atij të Reali të Madridit, Asensio.
Bardhi sezonin e fundit shkëlqeu me fanellën e Ujpeshtit, duke regjistruar 12 gola dhe 7 asiste në 29 ndeshje të zhvilluara.
Pikërisht kjo ka qenë një ndër arsyet që UEFA vendosi ta rendit atë në mesin e futbollistëve më të dalluar të Kampionatin Evropian U21, i cili me siguri se në të ardhmen do të jetë një lider i pakontestueshëm edhe i përfaqësueses “A” të Maqedonisë.
Më poshtë keni emrat e futbollistëve më të mirë të përzgjedhur nga ana e UEFA-s nga secila kombëtare, pjesëmarrëse në Evropianin e Polonisë për të rinj.
Grupi “A” |
Angli: Nataniel Çalobah (Çelzi) |
Poloni: David Kovnacki (Leh Poznan) |
Sllovaki: Laslo Benes (Borusia Menhengladbah) |
Suedi: Niklas Eliason (Norçeping) |
Grupi “B” |
Maqedoni: Enis Bardhi (Ujpesht) |
Portugali: Renato Sançez (Bajern Munih) |
Serbi: Andrija Zhivkoviç (Benfikë) |
Spanjë: Marko Asensio (Real Madrid) |
Grupi “C” |
Çeki: Patrik Shik (Ssampdoria) |
Danimarkë: Markus Ingvarsten (Nnordsjelland) |
Gjermani: Mahmud Dagud (Borusia Dortmund) |
Itali: Domeniko Berardi (Sasuolo) |