Janë mbyllur 15 minutat e vazhdimit të parë nga ndeshja e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve midis Liverpullit dhe Atletiko Madridit, që në këto momente po zhvillohen në “Enfilld Roud”, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka nisi mirë për vendasit e Liverpullit, që vetëm pas 4 minutave të zhvilluara në 15 minutat e para shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Jan Oblak. Vijnaldum mjaft mirë harkoi nga e djathta, ndërsa para zonës kundërshtare më së miri u gjind braziliani Firmino, i cili pas dy tentativave arriti që të mposhtë portierin e Atl. Madridit edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.
NDIQNI KËTU GOLAT
Në ato momente festa ishte për anglezët, mirëpo e njëjta zgjati shumë pak, pasi te Atletiko Madridi në skenë doli mesfushori Markos Lorente, i cili thjeshtë shkaktoi “tërmet” midis Liverpullit, duke shënuar dy gola në rrjetëne Adrian.
Ky i fundit gaboi në golin e parë të Ljorentes, i cili me një goditje nga distanca qëlloi këndin e pambuluar të portierit vendas në minutën e 97-të, ndërsa i njëjti në minutën e 105-të shënoi dhe një super gol tjetër duke barazuar shifrat në 2:2, transmeton “infOSport.mk”.
Rezultat ky që dërgon Atletiko Madridin në çerekfinale, aty ku Liverpulli do të kualifikohej vetëm në rast se në 15 minutëshin e dytë të shtesave do të shënonte edhe dy gola të tjerë.