PSZH eliminoi Dortmundin, Liverpulli dhe Atl.Madridi në vazhdime (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka arritur që të sigurojë një biletë për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa sonte në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të zhvilluar “Parkun e Princërve” arriti rezultatin e duhur 2:0, përballë Borusia Dortmundit, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat parisienët i shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa edhe përkundër tentativave të shumta të “verdhezinjëve” gjatë pjesës së dytë për të shënuar atë gol deçiziv, me të cilin të paktën do të dërgonin lojën në vazhdime, nuk i’a arritën qëllimit, ashtu që në fund u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Nejmar në minutën e 28-të kaloi në epërsi PSZH-në, ndërsa në minutën e parë shtesë të 45 minutëshit të parë, francezët me anë të Bernat dyfishuan rezultatin, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në kualifikimin e kampionëve të Francës në mesin e 8 skuadrave më të mira në Europë.

Në anën tjetër takimi i zhvilluar në “Enfilld Roud” midis Liverpulli dhe Atletiko Madridit u mbyll me rezultatin 1:0 në favor të skuadrës angleze, rezultat ky i njëjtë nga ndeshja e parë, kur në Spanjë fitonte Atletiko Madridi, ashtu që kjo ndeshje tashmë do të shkojë në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.

Ndryshe golin e  vetëm për skuadrën e Jurgen Klop në 90-të minuta lojë e shënoi Vijnaldum në minutën e 43-të.

Leave a Reply