Shkëndija në disavantazh, Vardari kalon në epërsi ndaj Struga Trim Lum (VIDEO)

Derisa Shkëndija ndodhet në disavantazh përballë Rabotniçkit, skuadra e Vardarit e ka shfrytëzuar këtë në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh përballë Struga Trim Lum në ndeshjet e javës së 23-të në LPFMV që po zhvillohen në këto momente, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i “kuqezinjëve” nga Shkupi shënoi një super gol me kokë në minutën e 69-të, teksa kërceu më së larti në shtyllën e parë pas harkimit në zonë të Darko Micevskit nga goditja e këndit.

Leave a Reply