Sot në program janë ndeshjet e javës së 23-të në LPFMV

Elita e futbollit në vend sot na dhuron ndeshjet e javës së 23-të, e ku bien në sy disa ndeshje mjaft interesante. Vëmendja do të përqëndrohet në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Rabotniçki, skuadra këto që ditë më parë u takuan në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës, njofton “infOSport.mk”.

E njëjta ishte mbyllur me barazim, mirëpo një rezultat i tillë nuk do i konvenonte asnjërës prej skuadrave, ashtu që pritet një luftë e zjarrtë nga të dyja palët, me Shkëndijën që lufton për të mbajtur hapin me Vardarin për titullin e kampionit dhe Rabotniçkin që lufton për të mbijetuar.

Vardari në arenën “Todor Proeski” do të përballet me Struga Trim Lum, që po kalon në një krizë rezultatesh, teksa FC Shkupi në Çair do të tentojë të ndalë hovin e Sileksit, që tashmë 11 ndeshje me rradhë nuk dinë për disfatë.

Renova pas fitores së madhe ndaj Vardarit do të jetë mysafir i Akademia Pandevit në Strumicë, ndërkohë Makedonija Gj.P në terren vendas do të mirëpret Borecin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojnë në ora 14:00.

LPFMV – Java 23

Shkëndija Rabotniçki
Vardari Struga T&L
FC Shkupi Sileksi
Makedonija Gj.P Boreci
Ak.Pandev Renova

Leave a Reply