Murinjo te Totenhami me rekordin më negativ në karrierën e tij!

Hoze Murinjo nuk po kalon aspak momente të mira me Totenhamin e tij. Portugezi bashkë me skuadrën e tij mbrëmë përfunduan garat në Ligën e Kampionëve, teksa u eliminuan me meritë nga skuadra gjermane e Lajpcigut me rezultatin e përgjithshëm 4:0. Përveç kësaj Totenhami i tij është eliminuar dhe nga FA Kupa, është i teti në Premierligë, ashtu që trofeu, do të mungojë edhe këtë sezon.

Murinjo kishte premtuar se do të sjellë të paktën një trofe te klubi londinez, por ajo ditë, duket e largët.

Hoze MURINJO 🗣: "Totenhami nuk do të jetë klubi i vetëm me të cilin nuk do të fitoj ndonjë trofe. Kam fituar me të gjitha klubet, ashtu që një gjë të tillë do të bëjë edhe këtu" 🏆

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 10 март 2020 г.

“Totenhami nuk do të jetë klubi i vetëm me të cilin nuk do të fitoj ndonjë trofe. Kam fituar me të gjitha klubet, ashtu që një gjë të tillë do të bëjë edhe këtu” – ka thënë Murinjo, i cili me Totenhamin ka dhe ecurinë më negative në karrierën e tij.

Në 6 ndeshjet e fundit, Totenhami ka humbur 5 dhe ka barazuar në vetëm një ndeshje. Ecuri për tu harruar sa më shpejt. Nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën e “Special One” që të kishte një ecuri kaq negative!

Leave a Reply