Anulohet miqësorja e Shqipërisë me San Marinon, ndeshje kjo e programruar për tu zhvilluar me 27 mars në Itali. Deri te një vendim i këtillë erdhi, pas situatës së krijuar në Itali si dhe në Shqipëri, me koronavirusin.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria shqiptare doli me një njoftim për bllokimin e fluturimeve drejt Italisë së Veriut, që është zona më e prekur nga CONVID-19. Kështu Shqipëria rrezikon edhe anulimin e takimit të dytë miqësorë, atë kundër Sllovenisë, që ishte paraparë të zhvillohet në “Dacia Stadium” të Udinezes.
Deri më tani nuk ka vendim zyrtar, por pritet shumë shpejt të merret një vendim. Opsion është zhvillimi i takimit në Shqipëri, ose në Slloveni. Pritet që FSHF të dalë me një qëndrim.