Vardy në element, Leçesteri rikthehet te fitorja (VIDEO)

Skuadra e Leçester Sitit ka ndërprerë serinë prej 4 ndeshjeve pa fitore në Premierligë, teksa sonte në kuadër të javës së 29-të në Premierligë para tifozëve të vetë mundi Aston Villan me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Ylli i skuadrës, Xhejmi Vardy gjithashtu i dha  fund agjerimit, kur janë në pyetje golat e shënuar, duke shënuar vetëm golat e parë në vitin 2020. Për herë të fundit sulmuesi anglez kishte realizuar me 21 dhjetor të vitit të kaluar.

Xhejmi Vardy me 2 golat e shënuar sonte ndaj Aston Villas i dha fund agjerimit, kur janë në pyetje golat e shënuar….

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 9 март 2020 г.

Vardy shënoi dy gola në këtë sukses të skuadrës së tij, edhe atë në minutën e 63-të nga penaltia dhe në minutën e 79-të, kur vulosi fitoren e skuadrës së tij, ndërkohë dy golat e tjerë mbajnë firmën e Harvej Barns.

Me këtë fitore “dhelprat” tashmë numërojnë 53 pikë dhe ndodhen në pozitën e 3-të, ndërkohë Aston Villa pësoi disfatën e katërt me rradhë, që e pozicionon këtë skuadër vetëm në pozitën e parafundit me 25 pikë të tubuara.

 

Leave a Reply