Armend Alimi, goleadori i ri i Shkëndijës

Armend Alimi me dy golat e shënuar ndaj Borecit, arriti në shifrën e 9 golave të shënuar këtë edicion me fanellën e Shkëndijës, duke sfiduar liderin aktual të golashënuesve, Daniel Avramovski, të Vardarit që ka 11 gola, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit mesfushori kumanovar rezulton të jetë golashënuesi i parë te skuadra kampione e Shkëndijës, duke lënë pas vetes bomberin kërçovarë, Besart Ibraimi, që këtë edicion ka shënuar 6 gola.

E keni ditur ❓❓❓Armend Alimi me 9 gola të shënuar aktualisht është golashënuesi më i mirë te Shkëndija. Ajo që vlen të…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 март 2020 г.

Alimi 5 nga gjithsej 9 golat e shënuar i ka realizuar pikërisht ndaj Borecit, kundërshtarit të fundit të Shkëndijës, ndaj të cilit numri 5 i “kuqezinjëve” realizoi dy golat në disfatën e djeshme 4:2, ndërsa gjithashtu kishte realizuar edhe 3 gola në fitoren 4:0 të 3 nëntorit të vitit të kaluar në Tetovë.

Leave a Reply