
Skuadra e FC Shkupit sot në kuadër të javës së 22-të në eliltën e futbollit vendor ka regjistruar fitoren e parë në transfertë, duke mundur Struga Trim Lumin me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.
Në 10 ndeshjet e deritanishme skuadra nga Çairi kishte regjistruar 5 barazime dhe 5 disfata me një gol averazh negativ, 6:15.
Kujtojmë edhe fitoren e fundit që e kishte regjistruar edicionin e kaluar, FC Shkupi e kishte arritur me rezultatin e njëjtë 2:1, kur në arenën “Todor Proeski” kishte mundur Rabotniçkin dhe kishte siguruar një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.
E keni ditur ❓❓❓FC Shkupi sot përballë Struga Trim Lum (2:1) ka regjistruar fitoren e parë si mysafir gjatë këtij…
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 8 март 2020 г.