Sulmuesi kumanovar, Taulant Seferi i ka dhënë fund periudhës së gjatë pa shënuar, teksa ka arritur të provojë sërish shijen e golit në takimin e sotëm që skuadra e tij, Ksamaks, e zhvilloi ndaj Grashopersit, njofton “infOSport.mk”.
Anëtari i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë në ndeshjen e sotme, në të cilën Ksamaks shënoi fitore 4:2.
Duke qenë se kampionati zvicerian është pezulluar për shkak të koronavirusit, të dyja klubet kanë vendosur të luajnë një miqësore mes tyre, që sigurisht ka qenë me dyer të mbyllura për tifozët.
TAULANT SEFERI RIGJEN GOLIN NË ZVICËR
TAULANT SEFERI RIGJEN GOLIN NË ZVICËR (VIDEO)Ndeshje miqësoreKSAMAKS – GRASHOPERS 4:2(T. Seferi 7', Nuzolo 52', Karlen 76', L. Mulaj 83' – N. Gjorgjiev 20', Morandi 32')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 март 2020 г.
Ndërkohë ndeshja nuk ka pasur një format si ai i zakonshmi, teksa është luajtur me dy pjesë nga 60 minuta secila. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën kundërshtare që në minutën e 7 të ndeshjes, ndërsa një gol tjetër për Ksamaksin në këtë përballje e realizoi shqiptari tjetër, Liridon Mulaj. Përveç dyshes shqiptare, autorë të golave për Ksamaksin në këtë ndeshje ishin edhe Nuzolo dhe Karlen, i cili shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë në anën tjetër përGrashopersin shënuan maqedonasi, Nikolla Gjorgjiev dhe zvicerniani, Xhioto Morandi, transmeton “infOSport.mk”.
Kujtojmë Seferi këtë edicion me fanellën e Ksamaksit në elitën e futbollit zvicerian ka regjistruar 18 paraqitje dhe 1 gol të shënuar.