Ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz, i cili aktualisht po drejton skuadrën e Vllaznisë nga Superliga shqiptare, ka marrë vlerësime të ndryshme këtë sezon, por ka pasur edhe kritika.
Së fundmi, Samuel Nikaj ishte ai i cili kritikoi strategun e skuadrës shkodrane, duke thënë se ai po e jthen Vllazninë 10 vite më pas.
Mirëpo i menjëhershëm ishte reagimi i djalit të Mirsad Jonuz, Dino, i cili kishte komentuar në faqen e “Panorama Sport” në Facebook”, duke mos kursyer fjalë ndaj Nikaj, i cili kohë më parë e kishte vlerësuar teknikun aktual të Vllaznisë.
“Samuel Nikaj t’i nuk ke karakter, shko në Kosovë në Ligën e Dytë, pasi aty është maksimumi yt. Tri muaj më parë deklarove se Jonuz është një nga trajnerët më të mirë në kampionat, ndërsa tani thua të kundërtën. Nuk ke karakter dhe as mend, ke harruar çfarë ke thënë, o amator. Shiko CV-në tënde dhe të Jonuz… Ku punon ti? Pastaj dil dhe bëj analistin… Amatorë si puna jote që hanë presionin nga media pa asnjë arsye janë problemi më i madh në Shkodër”, – kishte komentuar Dino Jonuz.