Dita e djeshme nuk ishte aspak pozitive për brazilianin, Ronaldinjo. Legjenda braziliane fluturoi drejt Paraguait për disa punë personale, por autoritetet vendase e arrestuan për shkak se udhëtonte me një pasaportë false.
Sot ka ardhur edhe lirimi i tij dhe ylli latin është rikthyer në hotelin e tij në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.
Një foto e bërë publikë nga “Tyc Sports” është bërë virale në rrjetet sociale. Një polic, me siguri admirues i madh i magjive që dhuronte braziliani, i ka kërkuar një foto.
Ronaldinjo ka pranuar me kënaqësi dhe i ka dhuruar një kujtim të bukur policit paraguaian. Deri në sqarimin e plotë të kësaj çështje do të qëndrojë në Asuncion, por avokati i tij garanton se gjithçka është në rregull.
“Ronaldinjo i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i janë bërë nga autoritetet vendase dhe jemi gati të sqarojmë gjithçka. Nuk do të ketë ndëshkime për të“, deklaron avokati i 39-vjeçarit. (abcnews)