Drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojë që tani për merkaton e verës, derisa si synim kryesor kanë përforcimin e repartit të mbrojtjes.
Diego Godin pritet që të largohet nga “Xhuzepe Meaca” në fund të sezonit, ndërsa “zikaltërit” që tani kanë piketuar pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Torinos, Armando Ico.
“Calciomercato”, raporton se Interi ka nisur bisedimet me Torinon për transferimin e këtij të fundit, ashtu që për të parrë atë në Milano,
është i gatshëm t’ia ofrojë Andrea Pinamontin Torinos.
“Neroaxurët” kanë mundësinë e riblerjes së kartonit të Pinamontit nga Xhenoa dhe pritet që ta shfrytëzojnë këtë opsion.
Shkëmbimi pritet të realizohet në merkaton e verës, ndërsa Ico dhe Pinamonti kanë dhënë dritën jeshile.