Kumbulla zëvendëson Shkriniar te Interi!

Mançester Siti pavarësisht dënimit nga UEFA, po vazhdon punën për të ndërtuar një skuadër perfekte, për të qenë sa më afër fitimit të Ligës së Kampionëve, që është trofeu i vetëm që i mungon skuadrës së Guardiolas gjatë dekadës së fundit.

Mbrojtja është reparti me më shumë probleme këtë sezon, ndërsa Guardiola thuhet se i ka vënë syrin mbrojtësit sllovak të Interit, Milan Shkriniar.


LEXO GJITHASHTU: Siti vjen me një mega ofertë për mbrojtësin e Interit, Shkriniar


Sllovaku është një nga më të mirët e “Serie A” dhe prej vitesh ruan të njëjtat ritme të larta me fanellën “zikaltër”. Kontrata e tij me Interin përfundon në vitin 2023, por nëse vjen një ofertë tunduese drejt drejtuesve nga Milano nuk do të hezitonin të nisnin bisedimet për shitjen e tij.

“Calciomercato” raporton se Siti ka bërë një ofertë prej 85 milionë eurosh në drejtim të Interit për Shkriniar.

Një propozim ky shumë tundues për “zikaltërit”, që si zëvendësues të tij shohin mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

20-vjeçari shqiptarë tashmë një kohë më të gjatë po ndiqet nga Marota dhe stafi i tij, ashtu që në rast të largimit të Shkriniar, “zikaltërit” do e hapnin qesen dhe do të plotësonin kërkesat e Veronës, por edhe vetë futbollistit shqiptarë, i cili këtë edicion bashkë me Amir Rrahmanin po zhvillojnë një sezon fantastik në “Serie A”.

Leave a Reply