Imobile dhe Kaisedo duken të pamjaftueshëm për sulmin e Lacios, skuadër kjo që po përjeton një moment fantastik nga i cili nuk duan të zgjohen. E nëse tentativat e janarit dështuan për të afruar një sulmues klasik, drejtuesit “lacial” po përgatisin terrenin për merkaton e verës.
Kampionati duhet të mbyllet me sulmuesit aktual ndërsa për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare ka menduar të tjera alternativa.
Pasi dështoi për të afruar francezin Olivie Zhiru për shkak të konkurencës së lartë, Tare ka një tjetër emër në horizont.
Fjala është për sulmuesin shqiptarë, Vedat Muriqi, për shërbimet e të cilit “lacialët” janë gati të harxhojnë plotë 20 milion euro.