Është shitur i gjithë kapaciteti i stadiumit “Todor Proeski” për ndeshjen Maqedoni-Kosovë. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar sot se janë shitur të gjitha biletat për takimin gjysmëfinal ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
Mësohet se gjithë biletat e parapara për publikun, tashmë janë shitur, normal duke llogaritur faktin se një pjesë ka shkuar për tifozët e Kosovës dhe pritet distribuimi i tyre përmes FFK-së dhe pjesa tjetër e ndarë nga FFM për mysafirët nga Kosova.