Seferi: Kemi lojtar kualitativ, do të japim maksimumin për Kombëtaren (VIDEO)

Kombëtarja e Shpresave të Shqipërisë të hënën do të luaj ndaj Estonisë, në ndeshjen e parë të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2019 që do të zhvillohet në Itali. Një ditë para ndeshjes, për gazetarët ka folur futbollisti kumanovar, Taulant Seferi, i cili së fundmi mori leje nga FIFA për të qenë pjesë e Kombëtares “Kuqezi”.

“Mendoj se e kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, sepse është loja jonë e parë dhe jemi një gjeneratë krejtësisht e re këtu në Kombëtaren e Shpresave. Por shpresojë shumë se kemi shumë lojtarë kualitativ dhe besoj qe kemi me marrë një rezultat pozitiv, ku kemi me dhënë maksimumin për Kombëtaren. I kisha lutur të gjithë tifozët shqiptarë e posaçirësht atyre të Elbasanit që të vijnë të na përkrahin sepse kemi nevojë për mbështetje. Shpresojë se në fund të gjithë të dalim të gëzuar dhe të lumtur pas kësaj ndeshje”, është shprehur mes tjerash Seferi në konferencën për shtyp.

Ndeshja Shqipëri (U21)-Estoni (U21) luhet të hënën në “Elbasan Arena” me fillim në orën 20:00.

Leave a Reply