Dadot Upamecano vazhdon të mbetet një objektiv i madh i Milanit. “Kuqezinjtë” e ndjekin prej vitesh mbrojtësin e Lajpcigut, i cili ka një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh.
Konkurrenca për shërbimet e 21-vjeçarit francez është e madhe, por “kuqezinjtë” nuk dorëzohen.
“Calciomercato” raporton se klubi italian ka një plan. Drejtuesit e Milanit nuk do të blejnë Simon Kjaer, teksa në fund të sezonit pritet të shesin edhe Mateo Musakion, ndërsa gjithashtu shpresojnë shumë edhe te Ralf Rangnik, i cili pritet që të marrë drejtimin e skuadrës nga “San Siro”.
Strategu gjerman ka punuar më parë te Lajpcigu dhe pritet të bindë francezin për të zgjedhur Milanin.
Shumë klube angleze janë të interesuara për Upamecano, i cili numëron 15 ndeshje të zhvilluara me Francën U21 dhe është një nga shkaqet e performancës fantastike të Lajpcigut këtë edicion si në Bundesligë, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve Europian, ku ndodhet në një epërsi të madhe pas fitores 1:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në transfertën ndaj Totenhamit.
Ndërkohë së fundmi në garë për shërbimet e 21-vjeçarit Dadot Upamecano, ëhstë futur edhe Bajerni i Munihut, që te francezi sheh zëvendësimin adekuat të Zherome Boateng.