Ndeshja kthyese e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve midis Valencias dhe Atalantas do të luhet me porta të mbyllura, ndërkohë që dy përballjet tjera spanjollo italiane, Inter-Getafe dhe Sevilja-Roma me shumë mundësi do të luhen pa tifozë.
Gjithsesi situata nga koronavirusi nuk pritet të ndikojë në duelin mes Barcelonës dhe Napolit, e cila me shumë mundësi do të luhet normalisht me publik.
Madje në stadium pritet të ketë tifozë edhe nga skuadra e Napolit, teksa është rihapur shitja e biletave për këtë ndeshje, që në program është me datë 18 mars në “Kamp Nou”.