Mançester Junajtedi është skuadra e fundit çerekfinaliste në kuadër të FA Kupës në Angli, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0:3 në transfertën ndaj Derbi Kauntit, pjesë e së cilës skuadër është sulmuesi legjendar i “Djajve të Kuq”, Uejn Runi, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer nuk e vunë aspak në dyshim fitoren, teksa fillimisht ishte Luke Shou që zhbllokoi rezultatin, që më pas në skenë të dalë blerja e dimrit, sulmuesi Ighalo, i cili me dy gola të shënuar vulosi fitoren e skuadrës nga “Olld Traford”.
Kështu Mançester Junajtedi në çerekfinale do të përballet me Noruiçin, që mbrëmë eliminoi Totenhamin, ndërsa çerekfinalet e tjera janë Shefilld Junajted – Arsenal, Njukasëll Jun. – Mançester Siti dhe Lester – Çelzi.