Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës në këtë fazë do të përballet me Struga Trim Lum, ndërkohë fituesi aktual i këtij trofeu, Akademia Pandev për kundërshtarë do të ketë Bregallnicën.
Ndeshjet e para që do të zhvillohen në Tetovë dhe Strumicë, në program janë me datë 8 prill (15:30h), ndërsa ato kthyese do të zhvillohen me 6 datë maj (16:00h).