Sot në mesditë do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ku në garë do të jenë skuadrat si Shkëndija, Struga Trim Lum, Bregallnica dhe Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.
Sipas emrave, Shkëndija shihet si favorite absolute, ndërsa këtë kundërshtarë numri 10 i Struga Trim Lum, Nijas Lena do ta dëshironte në finale.
“Për ne rëndësi ka kalimi në gjysëmfinale, tani do i shijojmë të dyja ndeshjet. Nuk kam ndonjë preferencë, do më pëlqente Shkëndija në finale” – tha enkas për “infOSport.mk”, Nijas Lena, i cili gjatë ditës së djeshme përmes një komenti kishte ngacmuar ish profesorin e tij, Ernest Gjoka, aktualisht trajner i Shkëndijës, se e pret atë në gjysmëfinale.
Në pyetjen tonë përse tashmë ka ndryshuar mëndje, Lena u përgjigj: “Jo, nuk kam ndryshuar mendje, mirëpo më mirë të takoheshim në finale me profin. Do ishte shumë më interesante”.
Kujtojmë Struga Trim Lum dje eliminoi Renovën në kuadër të ndeshjeve çerekfinale, pasi shënoi fitore 2:1 në Tetovë, ndërkohë Shkëndijës i mjaftoi barazimi 2:2 dhe ai gol spektakolar i Besart Ibraimit për të kaluar Rabotniçkin.