Menjëherë pas ndeshjes, Besart Ibraimi ka komentuar supergolin e shënuar ndaj Rabotniçkit, i cili në fund u tregua vendimtar për kualifikimin e tetovarëve për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
“Në lojë koncentrimin maksimal kisha që ta ndihmojë skuadrën të realizonte objektivin për kualifikim në gjysmëfinale. Pas ndeshjes e kam parë dhe vërtet duket një gol shumë i bukur dhe nuk di nuk është që e mendova shumë, thjesht duke ju drejtuar portës kundërshtare, vërejta se portieri kishte lëshuar pak më shumë se sa duhej portën. Në sekond e kam vendosur që të provoj parabolën, që për fat të mirë u ndal në rrjetë. Jam i lumtur që goli po bën shumë bujë në publik, por më i lumtur jamë për faktin se ekipi arriti objektivin”, tha Besart Ibraimi.
Gol spektakolar i Besart Ibraimit
Gol spektakolar i Besart Ibraimit Kupa e Maqedonisë, ndeshja e kthimit – 1/4 e finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 75')
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 март 2020 г.