Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të turneut tradicional “Adem Jashari” që për të 11-tën herë me rradhë po organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Kështu ekipi kampion i vendt tonë, që po merrë pjesë edhe për të dytin vit me rradhë në këtë turne, Futsal Shkupi, në gjysmëfinale do të përballet me kampionët e Kosovës, Liburnin e Gjakovës, ndërkohë në ndeshjen tjetër gjysmëfinale do të përballen Ulqini dhe Prishtina 01.
Ndeshja ndërmjet kampionëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, starton në ora 18:00, ndërsa një orë më vonë në program është edhe ndeshja midis skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, Ulqini dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Prishtina 01.