Serhio Ramos i Real Madridit dhe Zherard Pike i Barcelonës janë dy figurat që rritin tensionet në “El Klasiko”, duke e vazhduar rivalitetin e tyre edhe pas ndeshjes me anë të deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale.
Diçka e tillë në “El Klasikon” e fundit të zhvilluar në “Santiago Bernabe” që Barcelona e fitoi me rezultat 2:3, ishte e tepërt ndërmjet dyshes Ramos-Pike, ku deklarat e tyre shkuan deri aty që nuk do t’iu ngelet asnjë përshendetje ndërmjet veti.
Mirëpo Pike-n dhe Ramos-in i lidhë përfaqësuesja e Spanjës, ku të dy reprezentuesit mbrëmë në “Telekom Arena” të Shkupit edhe përkundër deklaratave të ndryshme zhvilluan stërvitjen në një grup të përbashkët. /“InfOSport.mk”