Përfaqësuesja e Kosovës nesër në Shkodër do të pret Turqinë, në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Botërorin Rusi 2018. Në prag të sfidës me turqit, seleksionuesi i Kosovës, Albert Bunjaki ka folur para gazetareve.
“Do të jetë një lojë mjaft e vështirë, dhe ndoshta do të jetë më e vështira që kemi pasur deri tani, pasi hyjmë në një fazë tjetër, që është një fazë që kemi luajtur pesë lojë. Lojtarët tani kanë fituar më tepër eksperiencë dhe nga loja në lojë mendoj se jemi më kompakt, më agresiv e më të koordinuar. Konkurrenca është në rritje në disa pozicione, sidomos në fazën e sulmit. Turqia ka lojtarë shumë të mirë, dhe trajner jashtëzakonisht të mirë, që ka eksperiencë. Mirëpo loja e fundit e zhvilluar në Antalia ka qenë shumë interesante, që për dallim prej kësaj që mendoj se do të jetë një lojë krejtësisht tjetër. Dëshirojmë t’i gëzojmë tifozët me fitore, urojmë të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Turqisë. E dimë se kemi të bëjmë me një kundërshtar që ka cilësi në çdo repart të fushës. Formacioni? Do ta kem shumë të vështirë të vendos me cilët lojtarë të startojë. Po krijojmë identitetin tone”, është shprehur Bunjaku në konferencën për shtyp.