Koronavirusi rrezikon edhe sfidën Maqedoni e Veriut-Kosovë.
Virusi vdekjprurës me prejardhje nga Kina ka prekur edhe Ballkanin pasi në vendin tonë është regjistruar rasti i parë, rast që ka vendosur në emergjencë FIFA-n dhe UEFA-n të cilat mund të vendosin të shtynë ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play-off” të Ligës “D” në Ligën e Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për t’u kualifikuar në Euro 2020, sfidë që është në program në datën 26 mars në Shkup, por për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme në Europë, mund të shtyhet për në muajin maj.
FIFA e UEFA do të vendosin në ditët në vijim për miratimin e masave për menaxhimin e kompeticioneve futbollistike gjatë kohës që po përhapet koronavirus.