“El Klasiko” numër 180 i ka takuar Real Madridit që fitoi Barcelonën me rezultatin 2:0. Pjesa e parë në Bernabeu u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Zinedin Zidan u treguan më dominues dhe shfrytëzuan rastet për dy gola dhe fitore të madrilenëve.
Në minutën e 70-të, Vinicius zhbllokoi shifrat për 1:0, ndërsa minutën e dytë shtesë Diaz gjeti rrjetën për shfira finale 2:0 të kësaj super-përballje.
Me këtë triumf në El Klasiko, Reali rimer kreun në La Liga, duke lënë pas vetes rivalët e Barcelonës me një pikë më pak.