Muharem Bajrami flet para takimit me Renovën

Nesër Shkupi pret Renovën në Çair në ndeshjen e vlefshme për xhiron 21 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkupi në këtë ndeshjen vjen pas humbjes nga Rabotniçki në xhiron e kaluar, ndërsa Renova së fundmi fitoi në Tetovë, Struga Trim Lumin me shifra bindëse 2:0. Para këtij takimi të rëndësishëm, nga tabori bardheblu ka folur kapiteni Muharem Bajrami.

“Ndeshja e radhës për ne është shumë e vlefshme, por edhe për faktin se luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë siç është Renova, edhe pse ata janë në pozitë të palakmueshme. Tani më dihet se kemi disa mungesa shkaku i lëndimeve, por kushdo që të luajë, jam i bindur se do ta jep më të mirën nga vetja për të arkëtuar tri pikë, te cilat për ne do të jenë me shumë vlerë për ti arritur objektivat tona”, ka thënë mes tjerash Bajrami për kanalin zyrtar të FC Shkupit.

Përballja Shkupi-Renova luhet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00./Sportmania.al

Leave a Reply