Real Madridi do të bëjë çmos që gjatë merkatos së verës të bëjë një goditje të madhe, duke rikthyer skukadrën në binarët e duhur dhe konkurrues si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku mund të eliminohet që në fazën e 1/8 së finales, pas disfatës në “Bernabeu” në ndeshjen e parë kundër Mançester Sitit (1:2). Drejtuesit e skuadrës “madrilene” janë duke u përgatitur që ta godasin Liverpullin, skuadrën kampione të Botës dhe Europës në fuqi, duke i marrë futbollistin më të mirë, Mohamed Sallah.
Sipas “El Desmarque”, Reali po përgatit ofertën në vlerë prej 150 milionë euro për egjiptianin, i cili po shkëlqen tek skuadra e Jurgen Klop.
“Mbretërit” duket se janë të vendosur që gjatë verës që po vjen të sjellin në “Bernabeu” një super-sulmues që po i mungon skuadrës së Zinedine Zidane pas largimit te Kristiano Ronaldos.
Drejtuesit e Realit prej kohësh janë duke e monitoruar edhe yllin e PSZH-së, Kylian Mbape, por thuhet se skuadra “mbretërore” tashmë është kthyer kah Sallah, të cilin mund ta blejnë me një kosto më të lirë.