Vazhdon forma e shkëlqyeshme e Ferhan Hasanit me ekipin e HJK Helsinki, pasi tetovari gjatë ditës së sotme gjeti golin e dytë në ndeshjen e tij të tretë me ekipin me më shumë trofe në Finlandë.
Buba me skuadrën e tij sot barazuan 1:1 në transfertën me Honkan në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Finlandës, ndërsa pikërisht tetovari realizoi golin e barazimit për “bardhekaltërtit”.
Pas pjesës së parë pa gola, Honka avansoi me penalti në minutën e 51, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Hasani realizoi për 1:1.
Kështu tetovari konfirmon se po gjen formën më të mirë te Helsinki, pasi bën dy gola në tre ndeshje, me takimin e sotëm që ishte i pari në të cilin ish-kapiteni i Shkëndijës e nisi si titullar.
Me barazimin e sotëm HJK Helsinki avanson në fazën e rradhës të Kupës ku kalon me sistem eliminimi, pasi në grupet fillestare ekipi i tetovari në pesë ndeshje shënoi katër fitore dhe regjistroi një barazim.