Java e 15-të në elitën e futsalit vendor starton sonte me derbin shqiptarë, ku në Likovë mejdanin do të ndajnë Futsal Karadaku dhe Futsal Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për dy skuadra mjaft mirë të organizuara, që në këtë ndeshje futen pas fitoreve të mëdha që i arritën javën e shkuar.
Futsal Karadaku në Shkup mundi Zhelezarecin, ndërkohë Futsal Shkupi fitoi derbin e madh ndaj KMF Proekt Ciko.
Kësisoj atmosfera në të dyja taboret është në nivelin e duhur, ashtu që sonte në palestrën “Ismet Jashari” në Likovë, të pranishmit pritet të shohin një lojë mjaft të bukur, me Shkupin që do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve, njëjtë sikurse edhe Futsal Karadaku, që pretendon sezonin ta mbyll në TOP4 dhe të jetë pjesë e skuadrave që do të luftonin për titullin e kampionit.
Ndeshja ndërmjet Futsal Karadakut dhe Futsal Shkupit do të startojë në ora 20:30.