Buskets: Këtu kemi ardhur që të fitojmë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër do të përballet me Spanjën në Shkup në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në konferencën për shtyp, përveç trajnerit Hulien Lupotegi dhe futbollistit David Silva, foli edhe mbrojtësi Serhio Buskets.

“Ketu kemi ardhur që të fitojmë. Është e qartë se kemi problem me 6 futbollistë tanë, të cilët kanë kartona të verdhë. Nëse mundemi të fitojmë ndeshjen pa u dënuar me kartona të verdhë, do të jetë shumë mirë. Nuk mendojmë për asgje tjetër përveç ndeshjes me Maqedoninë. Lojtarët e mirë sikur Isko munden të luajnë në shumë pozicione. Nuk mendojmë as për fërshëllimat ndaj Pikes, por jemi të fokusuar vetëm te kundërshtari jonë, i cili është më i rëndësishëm se të gjithë punët tjera”, është shprehur Buskets në konferencën për shtyp.

Takimi ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës do të luhet nesër në stadiumin “Telekom Arena” me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply