Me numrin e futbollistëve në kategorinë e parë dhe të dytë të futbollit zviceran, Kosova mund të kompletojë thuajse një skuadër, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Blick” ka biseduar me dy reprezentuesit e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca në lidhje me vendin e tyre.
Janë 32 lojtarë në një skuadër të futbollit. Nëse bashkoni dy kategoritë profesionale të futbollit zviceran së bashku vetëm një vend do ta kompletonte këtë ekip, Franca me 28 lojtarë, por pastaj do të vinte Kosova me 22 futbollistë, transmeton “zeri.info”
Brazili është vetëm në vendin e tretë me 15 lojtarë.
“Ky sport ishte shumë i famshëm në ish-Jugosllavi. Dhe sot, në ndeshjet e përfaqësueses të gjithë janë euforikë. Unë mezi po e pres marsin”, – ka thënë Idriz Voca, që mbron ngjyrat e Lucernit.
“Së pari dhe më e rëndësishmja është sepse shumë që ikën nga lufta erdhën këtu”, është shprehur mesfushori i Cyrihut, Hekuran Kryeziu.
Futbollistët kosovarë në Zvicër |
||||||||||||||||||||||||||||||
|